Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

GUID TURISTIKE E QYTETIT TE DURRSIT

Një qytet ku jetohet pa ndërprerje që prej më shumë se 2700 vjetësh. Një vend ku kanë lindur perandorë, kanë kaluar apostuj dhe personazhe të tjerë të botës antike. Legjenda, rrënoja të stërlashta, dëshmitarë të një periudhe të lulëzuar, histori të vjetra, të përziera me ritme të jetës së sotme, e cila
ka nisur të modernizohet gjithnjë e më tepër, plazhe të gjera dhe klimë të butë, një nga portet më të mëdha në Adriatik, vend i muzikantëve e poetëve të shquar, lagje të vjetra, të gërshetuara me lokale luksoze dhe me pallate të reja të larta, banorë mikpritës, gjithnjë të hapur për të pritur e përcjellë miq. Ky është Durrësi, një nga pikat turistike më të rëndësishme të krejt Shqipërisë. Pra, një qytet plot jetë ku do te gjeni gjithcka ju kerkoni per pushime.
Durrësi që është edhe porti kryesor i Shqipërisë, ndodhet 35 km larg nga kryeqyteti me te cilin është shumë i lidhur, ndodhet buzë detit Adriatik. Rruga që kalon për në Durrës, me sistemin e ri, është bërë pikë nyje që lidh veriun me jugun e vendit.
Plazhi i Durrësit është plazhi kombëtar më i madh me një gjatësi prej 4 kilometrash, nga Ura e Dajlanit deri në afërsi të Shkëmbit të Kavajës. Ai shquhet për rërën e imët dhe gjerësinë natyrore më të madhe të shfrytëzueshme, që shkon mesatarisht rreth 150 - 180 metra. Karakteristikë e tij është gradualiteti i rritjes së thellësisë së ujit nga bregu, pra fundi ranor i detit ka pjerrësi të vogël, duke u bërë shumë i përshtatshëm për banja.
Plazhi i Golemit Si vazhdim i Plazhit të Durrësit shtrihet Plazhi i Golemit, me rërë të imët dhe pjerrësi graduale të thellësisë së ujit në fundin ranor të detit. Hotelet luksoze dhe shtëpitë e pushimit si dhe infrastruktura e shërbimet e shumëllojshme, e kanë bërë këtë plazh nga më tërheqësit jo vetëm për vendasit, por edhe për botën shqiptare të rajonit nga Kosova, Maqedonia etj.
Plazhi i Malit të Robit shtrihet menjëherë pas atij të Golemit. E veçanta e tij është dominimi përgjatë tij i resorteve dhe fshatrave turistike elitare.
Plazhi i Gjeneralit 400 m i gjatë dhe 50 m i gjerë, është më i bukuri dhe më i pastërti në gjithë rivierën e kodrave të Kryevidhit të rrethit të Kavajës. Ndodhet midis dy kepave shkëmbore. Përbëhet nga rërë e imët me ngjyrë të verdhë në të hirët. Ka formën e patkoit dhe rrethohet nga shpate të buta kodrash me lartësi rreth 100 m, të veshura me shkurre mesdhetare gjithmonë të blerta.
Plazhi “Portez” ndodhet në fund të rrugës së Porto Romanos, pikërisht ku fillon zona ushtarake. Me të mbërritur përballë postbllokut, ku mund të parkoni lehtësisht makinën, duhet të ngjiteni në krahun tuaj të majtë. Në majë të kodrinës, ku ndodhet një lokal mjaft i këndshëm, do t’ju shfaqet plazhi “Portëz”, një perlë e vërtetë për nga bukuria, por edhe nga intimiteti që ofron.
Muzeu Arkeologjik U përurua më 13 prill 2002 mbi bazën e materialeve të ruajtura nga muzeu i mëparshëm, i cili ka qenë shumë i vizituar. Ky ishte ngritur në anë të detit, jo shumë metra larg portit, në rrugën që të çon drejt Plazhit të Currilave, në këmbët e një kodre të hijshme. Muzeu i ri ka rreth 2000 objekte të ekspozuara dhe të klasifikuara sipas kronologjisë së zhvillimit të qytetit, që nga periudha arkaike deri në mesjetën e vonë. Ju do të keni kështu mundësinë të zhyteni në 3000 vjetët e historisë së qytetit. Nëntoka e Durrësit, duke qenë se qyteti aktual është i ngritur tërësisht mbi të vjetrin, është një burim i vazhdueshëm zbulimesh të reja dhe për këtë arsye është shpallur muze dhe mbrohet me ligj të veçantë. Muzeu Arkeologjik ndodhet përballë shëtitores kryesore të qytetit, e cila mban emrin “Taulantia”. Tel: 052 222 253 Orari: 08:00 - 15:30 Çmimi i biletës: 100 lekë për shqiptarët 200 lekë për të huajt E hëna pushim.
Muzeu Etnografik është hapur në vitin 1982 në ambientet e shtëpisë karakteristike durrsake, aty ku ndodhet shtëpia muze e Aleksandër Moisiut, e gjysmës së dytë të shek. XIX. Janë ekspozuar objekte origjinale të mjeshtrisë artizanale të banorëve të Durrësit e të rrethinave të tij. Përmban një koleksion të pasur të veshjeve popullore të trevës etnografike të kësaj zone të Shqipërisë së mesme, si dhe punime artizanale në material leshi, mëndafshi, pambuku, briri, bakri e guri. Lgj. 1, Rr. “Koloneli Tompson” Tel: 052 223 150 Orari: 08:00 – 13:00; 17:00 – 19:00 E hëna pushim.
Muzeu i Dëshmorëve Kompleksi Funeral i Dëshmorëve të ish-Qarkut të Durrësit përmban memorialet e dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore (1939 - 1944). Krahas tyre janë varrosur dhe eshtrat e dëshmorëve të lëvizjes patriotike të fillimit të shek. XX. Në katin e dytë ndodhet salla e relikeve të luftës, e cila është inaguruar fillimisht në vitin 1969. Në sallën e relikeve janë ekspozuar armët trofe të Luftës së Dytë Botërore dhe objekte personale të dëshmorëve. Informacion: Lgj. 11, Rr. “Aleksandër Goga” Orari çdo ditë:  08:00 – 16:00 Pushim: E shtuna dhe e diela.
Kulla Veneciane Ajo do t’ju bjerë menjëherë në sy sapo të mbërrini në sheshin e vogël, në krah të monumentit të “Mujo Ulqinakut”, thuajse përballë hyrjes kryesore të portit. Është një ndërtim i ngritur mbase mbi një kullë më të vjetër. Koha e ndërtimit dhe teknika e përdorur është tipike veneciane e shekullit XV, kohë në të cilën venedikasit qeverisnin qytetin. Diametri i saj është 16 metra dhe lartësia 9.10 metra. Ajo përbëhet nga një kat i vetëm, i cili është i pajisur me pesë frengji topash. Një shkallare ju çon lart në tarracën me bedena. Këtu është ndërtuar një lokal i këndshëm nga ku mund të sodisni fare qetësisht detin dhe të gjithë atmosferën e vjetër që ju rrethon.

Amfiteatri Është rrënoja antike më e rëndësishme e Durrësit. Ndodhet krejt në qendër të lagjes më të vjetër të Durrësit, i rrethuar nga shtëpitë e banorëve. Është zbuluar nga durrsaku i famshëm Vangjel Toçi më 1966. Ai do t’ju bjerë menjëherë në sy, sapo të depërtoni nga “Rruga Tregtare” në rrugicat që çojnë në lagjen e vjetër, ose që nga porta e madhe pas kullës veneciane. Amfiteatri i Durrësit është jo vetëm më i madhi në territorin e Shqipërisë së sotme, por në krejt këtë anë të Ballkanit. Është ndërtuar në kohën e perandorit romak Adrian (117 - 138 pas Krishtit). Deri tani është zbuluar vetëm gjysma e sipërfaqes së tij dhe e pjesës nëntokësore, por gërmimet vazhdojnë çdo verë. Amfiteatrin mund ta vizitoni nga e hëna deri të premten, në oraret 08.00 - 16.00. Çmimi i biletës deri në momentin kur është hartuar kjo guidë ka qenë 200 lekë.

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE