HYRJE
Dhuna zakonisht shfaqet si rezultat i
pamundësisë së individit për të shprehur, realizuar apo praktikuar atë që
dëshiron apo që mendon se është e drejtë e tij. Kur njeriu nuk mund ta
realizojë këtë në mënyrë të ligjshme, atëherë ai ndjek rrugën e dhunës. Ky si
rregull i përgjithshëm, gjithherë me përjashtime, ngase njeriu si krijesë
sociale di të jetë i dhunshëm edhe pa ndonjë shkak apo arsye të mirëfilltë,
por
thjeshtë vetëm pse dhunën e ka në gjak pasi që njeriu mund të posedojë edhe
veti shtazarake. Sido që të jetë, dhuna në familje e cila zakonisht
manifestohet kundër femrës si gjini e butë, qoftë ajo nënë apo grua, është një
dukuri e cila është mjaftë e përhapur gjithandej botës. Ajo manifestohet në forma të ndryshme, si psikike,
emocionale, fizike e deri të abuzimi seksual. Kjo dukuri gjithsesi nuk mungon
edhe në vendin tonë. Ajo po përhapet çdo ditë e më shumë, në veçanti kur kihet
parasysh rritja e problemeve sociale, shtimi i varfërisë, papunësia e madhe,
jeta e vështirë ekonomike. Kërkesat e shumta të anëtarëve të familjes,
pamundësia e të zotit të shtëpisë për t’iu përgjigjur gjithë atyre kërkesave,
që shpesh mund të jenë edhe pavend, si dhe paaftësia e tij për t’i përmbushur
gjithë ato nevoja, shpeshherë shkakton zënka brenda familjes.Studimet mbi kete
problem tregojne se gruaja reagon ne forma te ndryshmendaj dhunes ne familje.
Shumica prej tyre reagojne duke fajsuar vetveten per dhunen ne shtepi. Ato gjithmone besojne se mund ta kishin shmangur nevrikosjen e
partnerit te tyre. Ato thone “ Ah sikur ta kisha bere darken me kohe; Ah, sikur
te kisha folur me ze te ulet !” Ato harrojne ose nuk duan te besojne se
bashkshorti do te gjeje nje arsye tjeter per t’i perdhunuar ato. Ato mbartin
shume stres mbi vete duke u perpjekur te kontrollojne sjelljet e tyre dhe te
kenaqin burrat e tyre. Nje
grup tjeter i grave te abuzuara ndjehen te pashpresa ne situaten qe ndodhen,
sepse ato mendojne se dhuna ne familje eshte pjese e jetes bashkshortore. Ato
kane pare te njejtin model me nenat e tyre dhe kane degjuar se edhe gjyshet e
tyre nuk kane qene me mire. Keshtu, ato e konsiderojne dhunen si pjese te jetes se tyre. Grupi i trete i grave te dhunuara
fillojne te nenvleftsojne vetveten dhe mendojne se ato nuk jane te pershtatshme
per partneret e tyre, ato besojne se nuk kane vlera, se ato nuk vlsjne per
asgje, nuk jane te zonjat te bejne asgje dhe e vendosin veten ne pozicion
varesie. Gra te tjera reagojne duke u ankuar per sjelljet e burrave te tyre,
fillimisht mes familjareve dhe me pas, ne rastet e dhunes se perseritur, ato
kerkojne ndihme tek specialistet. Te tjera gra reagojne duke u larguar nga
shtepia dhe duke kerkuar strehim tek fmiljaret apo ne strehezat per grate. Disa
te tjera fillojne te kene probleme te shendetit mendor dhe behen te varura tek
anetare te tjere te familjes duke e perkeqesuar te veçante ne familje, ndersa
ne Shqiperi e drejta zakonore, e zhvilluar rreth shekullit te XV-te, por qe
ruan ende influencen e tij ne disa krahina te vendit, edhe pas krijimit te
shtetit ligjor, artikuloi norma sjellje, qe jo vetem diskriminojne gruan, por
perligjin edhe dhunimin e te drejtave te saj. Karakteri tradicional i shoqerise,
per arsye qe dihen, ruhet me teper ne zonat rurale dhe per pasoje ne vendin
tone, ku ajo popullate domonon mbi ate urbane, ky tradicionalizem eshte me i
ndjeshem. Faktore te tjere jane dhe niveli i ulet socal-ekonomik, niveli i
larte i varferise, niveli i ulet i shkollimit dhe niveli i ulet i kultures
demokratike te shoqerise, tranzicioni i veshtire qe po kalon vendi.
STUDIM RASTI
Ne lagjen ku une
banoja me pare pata vene re nje rast dhune te perseritur vazhdimisht ndaj
gruas. Familja ku ndodhi ky rast dhune ishte nje familje egjyptiane.
Bashkeshorti e dhunonte dhe i bertiste gruas se tij pothuajse cdo nate pasi ai
dehej dhe sillte edhe shoket e tij ne shtepi ne oret e vona. Ai i kerkonte asaj
qe te gatuante per shoket e tij dhe n.q.s ajo e kundershtonte ai ushtronte
dhune.
SHKAQET
Injoranca,
varferia, papunesia.
Konsumimi i
alkolit, duhanit dhe droges.
Gruaja nuk e
denoncon dhunen e ushtruar ndaj saj.
Shoqeria nuk
nderhyn per ta denuar kete krim.
Mentaliteti i
dhunuesit eshte shume i prapambetur.
PASOJAT
Gruaja ka
demtime fizike dhe psikike.
Dhuna behet
shkak per depression qe mund ta coje deri vetevrasje.
Femijet marrin nje shembull aspak te mire.
Ata pesojne trauma qe nuk mund te kalohen gjate gjithe jetes.
Burri , ndjen
siguri ne vetvete sepse krimi i tij nuk u denua. Ai behet i rrezikshem per
komunitetin.
Banoret e
komunitetit ndihen te pasigurte ne prani te ketij dhunuesi.
SUGJERIME
Te behet nje
pyetsor ne shkalle kombetare per cdo person (ne vecanti per grate dhe femijet)
ku te merren te dhena per dhunen, ku dhe si ndodh ajo.
Te dhenat pas
analizimit te shkojne ne policine e shtetit. Te verifikohet imtesisht cdo rast
denoncimi.
Te denohet rende
cdo dhunues.
T’i jepen me
shume te drejta personave te dhunuar.
Mbi te gjitha ,
te zbatohet ligji per kedo dhe te mos lihen hapsira per anashkalim.