Teorite
bihevioriste dhe konjitivste pranojne se dallimet midis nxenesit dhe ambientit mund te
afektojne te nxenet, por te dyja keto teori ndahen ne theksin relativ qe i
japin ketyre dy faktoreve.
Teorite
bihevioriste theksojne rolin e vecante te mjedisit, si arrihen dhe paraqiten
stimujt dhe se si reagimet jane perforcuar. Teorite bihevioriste i japin me pak
rendesi te dallimeve te nxenesit se teorite konjitiviste. Dy variablet e te nxenit qe marrin ne
konsiderate bihevioristet jane:
a. historia e
perforcimit ( niveli i perforcimit te individit ne kohe per te performuar
sjellje te njejte.)
b. statusi i
zhvillimit (Ç’eshte i afte individi te beje ne perputhje me nivelin e tij te
zhvillimit prezent)
Keshtu qe
handikapi konjitiv do ta veshtiresonte, pengonte te nxenet e aftesive komplekse
dhe paaftesitë e tij fizike parandalonin e pervetesimit te sjelljes
motore.
Teorite
konjitiviste pranojne rolin e kushteve mjedisore si influencim ne te nxene.
Shpjegimi i dhe demostrimi i koncepteve sherbejne si inpute ambjentale per
nxenesin. Praktika e nxenesit per aftesimin, kombinohet me fijdbekun korrigjues
per te ndihmuar te nxenet.
Ne te njejten kohe,
teorite konjitive debatojne se vetem faktoret mesimore nuk plotesojne
pervetesimin e te nxenit e nxenesit.
Ç’bejne studentet me informacionin? – si e pervetesojne ate? Si e
perpunojne, transformojne, kodojne magazinojne e rigjejne ate – eshte pjese e
rendesishme e debatit.
Teorite
konjitive theksojne rolin e te menduartit te te nxenit, besimit, vemendjes,dhe
vlerave. Psh. Nxenesit qe dyshojne aftesite e tyre te nxene, mundet qe te mos
ndjekin plotesisht te detyrat ose te punojne pa deshire, pazemer, gjë e cila
frenon apo ngadëlson të nxënet. Mendime te tilla per te nxenet si: “Pse eshte
kjo e rëndësishme?”, “A jam duke e kryer mirë këte detyrë?” mund te ndikojne ne nxitjen e të nxënit.
Mesuesit ju duhet
te konsiderojne te menduarit e nxenesve ta perpunojnë gjatë të planifikuarit të
mësimit të tyre.
Teorite
bihevioriste nuk e mohojnë rolin dhe ekzistencen e këtyre aktiviteteve mendore,
por ata nuk i konsiderojnë të rëndësishëm ne realizimin e te nxenit.