Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend
vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem.
Por ende shume toka shqiptare ndodhen jasht kufijve te shtetit shqiptar.
Historia me ne shqiptaret eshte treguar jo miqesore dhe shpesh shume e padrejt.
Edhe pse tokat shqiptare shtrihen ne disa shtete, ne na bashkon e njejta gjuhe.
Gjuha jone e bukur shqipe, edhe pse armiqte tane ne shekuj jane munduar ta
zhdukin. Por nuk na bashkon vetem gjuha qe ne flasim, por edhe e njejta kulture
dhe tradita shekullore.
Kohet kane ndryshuar. Bota eshte bere me e mire. Ajo eshte bere me e mire
sidomos per ne shqiptaret. Shume te drejta tashme ata i kane fituar. Por ne
duhet te perpiqemi si komb, te gjithe shqiptar sa jemi, per ta bere nenen tone
Shqiperi zonje. Te gjithe ata shqiptare qe ndodhen jashte kufijeve te shtetit
ame, duhet te kerkojne te drejtat e tyre dhe ne duhet ti mbeshtesim me dashurin
e vellait per vellane.
Pavaresisht se jetojme te ndare ne shtete te ndryshme, edhe pse kemi edhe
diferenca, ne duhet ta duam dhe ta mbeshtesim fort njeri tjetrin. Ta ndiejme
prane njeri-tjetrin. Une nuk jam dakort qe disa nga bashkmoshataret e mi nuk e
pelqejne menyren se si ata sillen e flasin gjuhen shqipe. Kjo nuk eshte rruga e
drejt. Perkundrazi ata kete gjuhe te bukur e kane mbrojtur edhe me gjakun e
tyre. Ata edhe mund te mos e flasin shqipen si ne, por ata perpiqen qe ta
mesojne mire ate. Prandaj ata jane per t’u lavderuar.
Kur udheton jasht atdheut e ndien se sa shume ai vlen. Vendi me i dashur eshte
shtepia jote, keshtu dhe atdheu yne, Shqiperia eshte shtepia e perbashket e
shqiptareve kudo ata jane. Pasuria me me vlere eshte atdheu. Kur je larg tij
malli te tret e zemra te duket bosh. Aty kemi lindur, mesuar fjalet e para shqipe.
Aty kemi femijerine tone, lodrat tona, shoket dhe shoqet tona. Atdheu eshte
vendi ku ti ke thene fjalen nene dhe ke hedhur hapat e pare. Per atdheun mund
te shkruash gjithe jeten tende, por perseri kjo do te ishte pak. Nuk mjafton
vetem ta duash ate, por edhe te punosh e luftosh per te.